Si të flini në më pak se një minutë?

Shëndetësia

Si të flini në më pak se një minutë?

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 23:17
Ilustrim

Njerëzit që marrin pjesë në klasa meditimesh mësojnë një metodë që do ua zgjidh problemin e gjumit. Kjo metodë do të zgjedh problemin tuaj, por edhe do të iu ndryshoj jetën!

Quhet metoda “4 – 7 – 8 “. Kjo është e tëra që duhet të bëni :

1.Merrni frymë qetësisht nga hunda juaj për 4 sekonda.

2.Mbani frymën tuaj për 7 sekonda.

3.Nxirrni frymën tuaj ngadalë nga goja juaj për 8 sekonda.

Është me të vërtetë kaq e thjeshtë. Mund të iu tingëllojë si çmenduri por me të vërtetë funksionon.

Kur ju jeni të stresuar apo të shqetësuar, sasia e adrenalinës në gjakun tuaj rritet dhe frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë. Kjo stërvitje e frymëmarrjes vepron si një lloj qetësuesi.

Ngadalësimi i frymëmarrjes tuaj në këtë mënyrë ngadalëson ritmin e zemrës tuaj, duke iu qetësuar shumë shpejt; kjo është thjeshtë psikologji!

I njëjti ushtrim ndihmon për të qetësuar mendjen tuaj gjithashtu, thjesht sepse kjo iu bën të përqendroheni tërësisht në frymëmarrjen tuaj.

Ju nuk e kuptoni atë, por në këto momente sistemin juaj qendror nervor gradualisht zvogëlon aktivitetin e tij, dhe ndjenjat e ankthit zhduken. Çdo neurolog mund të konfirmojë këtë për ju.

Rezultati është se gjithë trupi juaj qetësohet. Për sa i përket shpejtësisë dhe forcë së efektit fizik që ka, ushtrimi është i ngjashëm me një mjet anestezik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat