Flet shkenca: arsyeja pse (nuk)duhet të hash ushqimin që bie në dysheme

Shëndetësia

Flet shkenca: arsyeja pse (nuk)duhet të hash ushqimin që bie në dysheme

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 20:07
Ilustrim

Një studim i ri i Universitetit të Rutgers-it, ka zbuluar se rregulli i artë i “5 sekondave” nuk është i vërtetë. Ndaj duhet të mendosh edhe një herë para se të hash di?ka që të ka rënë në dysheme…

Sipas zbulimeve, ushqimet prekin bakteret sapo bien në dysheme, nuk ka rëndësi se sa sekonda kalojnë që nga momenti kur të bie një copëz ?okollate. Gjithashtu, në varësi të llojit të ushqimit dhe kohës që rri përtokë, analizat nuk kanë treguar të njëjtin numër bakteresh në ushqime të ndryshme.

Studimi vëren se lloje të ndryshme ushqimesh (shalqi, bukë, bukë me gjalpë) që bien në sipërfaqe të ndryshme (pllakë, qeramikë, dru apo parket) thithin sasi bakteresh të ndryshme. Po ashtu, edhe qëndrimi në dysheme për kohë të ndryshme: më pak se një sekondë, 30 sekonda dhe 300 sekonda, ndikon në numrin e baktereve. 

Pa dyshim, shalqiri përthith më shumë baktere se të gjitha ushqimet e tjera, për shkak se është një produkt i lëngshëm që absorbon shumë shpejt bakteret. Ushqimi i dytë më i keq është buka me gjalpë, ndjekur nga buka dhe më pas të tjerat. Tani, surpriza është që tapeti ishte sipërfaqja që mbledh më shumë baktere, ndërsa më pak baktere mblidhte sipërfaqja prej qeramike dhe në fund, druri, që varet nga cilësia. Kështu, në mënyrë kategorike, mos ha asnjë ushqim që bie në dyshme. Kurrë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat