Njohja e gjuhëve të huaja mbron nga harresa në moshë më të vjetër

Shëndetësia

Njohja e gjuhëve të huaja mbron nga harresa në moshë më të vjetër

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 00:51
Ilustrim

Të mësuarit e gjuhëve të huaja në rini i kontribuon përmirësimit të shkathtësive kognitive, ndërsa trurin e bën më të qëndrueshëm ndaj senilitetit në jetën e mëvonshme, paralajmërojnë shkencëtarët e Universitetit britanik York.

Ata me analizat biheviorale dhe skanimin magnetik kanë vërtetuar që njerëzit të cilët flasin rrjedhshëm dy gjuhë kanë fleksibilitet më të mirë mental, çka paraqet aftësinë e përshtatshmërisë në situatën e re. Për shkak të kësaj zhvillimi i trurit ndikon në krijimin e rezervës kognitive, e rëndësishme për vitalitetin e trurit, ndërsa përdoret në moshën më të vjetër, përcjell Daily Mail.

“Për këtë efekt mbrojtës është përgjegjës aktiviteti më i madh në trurin e njerëzve të cilët flasin më shumë gjuhë gjatë tërë jetës,” tha udhëheqësja e studimit, dr. Ellen Bialystok.

Ajo ka theksuar që përvoja jetësore bazohet në të mësuarit, ndërsa ai që punon në zhvillimin e trurit të vet më rrallë sëmuret nga dementia e plakjes dhe sëmundjet e tjera të senilitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat