Fëmijët obezë nuk mendojnë se janë të tillë

Shëndetësia

Fëmijët obezë nuk mendojnë se janë të tillë

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 20:08
Ilustrim

Obeziteti është një ndër sëmundjet më problematike të kohëve moderne.

Shkak për këtë bëhet jetesa e pashëndetshme, konsumimi i ushqimeve super kalorike dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Nënat e fëmijëve mbipeshë nuk e pranojnë këtë fakt sipas një sondazhi nga NHS. Sondazhi ka publikuar të dhëna shokuese mbi këtë problematikë.

Janë vetë prindërit të cilët e nxisin obezitetin tek fëmijët e tyre sepse fëmijët nuk janë të vetëdijshëm që janë mbipeshë dhe mendojnë se mënyra e ushqyerjes së tyre është normale.

Ekspertja Dame Sally Davies paralajmëron se fakti i të qenit obez është bërë një fakt i pranueshëm nga prindërit  dhe kjo gjë është alarmante, shkruan revista shije. Në konferencën shëndetësore të mbajtur në Londër muajin e kaluar ajo tregon raste sesi nënat i përshkruanin fëmijët e tyres si të dobët kur në fakt ata ishin mbipeshë.

Një tjetër fakt rrënqethës erdhi nga drejtoresha e parandalimit të kancerit në Britani Alison Cox e cila deklaroi se obeziteti është shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve pas kancerit, duke shtuar rëndësinë e një jete të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat