Kolesteroli i keq, ja cilat janë pasojat e tij në organizëm

Shëndetësia

Kolesteroli i keq, ja cilat janë pasojat e tij në organizëm

Më: 20 janar 2017 Në ora: 07:46
Ilustrim

Tashmë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që kolesteroli i lartë, ose i njohur ndryshe si kolesteroli i keq, është një ndër armiqtë e përbetuar të shëndetit tonë. Ai bllokon enët e gjakut në zemër duke rritur kështu mundësitë e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare apo atakut kardiak.

Ai mund të prekë gjithashtu këmbët, duke shkaktuar sëmundjen arteriale periferike. Edhe pse kjo sëmundje ka prekur me miliona njerëz, nuk është kurrë vonë për një buletin informues. Ju zbulojmë sesi kolesteroli prek këmbët tuaj.

Plagë që nuk shërohen: Reduktimi i qarkullimit të gjakut mund të pengojë në shërimin e plagëve. Këto plagë që njihen si ulcera ishemike mund të trajtohen shumë lehtë.
Këmbët qëndrojnë gjithmonë të ftohta: Të kesh këmbë të ftohta është një gjë mëse normale, sidomos gjatë dimrit. Por nëse keni gjithmonë një këmbë më të ftohtë se tjetra , e cila duket si një copë akulli, mund të jetë shenjë paralajmëruese e sëmundjes arteriale periferike. 
Ngjyrë e pazakontë e lëkurës : Tek disa njerëz që vuajnë nga sëmundje arteriale periferike, këmbët dhe gishtat e tyre janë më të zbehtë kur janë ulur, për shkak të mungesës së qarkullimit.
Ndryshime në lëkurë dhe thonjtë e këmbës: Sëmundja arteriale periferike mund të shkaktojë ndryshime në lëkurë dhe gishtat e këmbëve. Duke qenë se këmbët nuk marrin mjaftueshëm gjak, do të vëreni se kanë filluar të rrallohen qimet tek këmbët, ose rriten më ngadalë nëse i rruani. Lëkura në këmbë bëhet më e shndritshme dhe e tendosur,ndërsa thonjtë më të hollë dhe rriten më ngadalë.
Dhimbje gjatë gjumit: Ndërsa fleni, mund të keni dhimbje ose gulçim, sidomos tek thembrat, shputa dhe gishtat e këmbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat