A mund të vaksinojmë një fëmijë kundër gripit?

Shëndetësia

A mund të vaksinojmë një fëmijë kundër gripit?

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 14:45
Ilustrim

Një fëmijë me moshë më të vogël se pesë vjeç shfaq mesatarisht rreth 5-6 forma gripale gjatë vitit, ndër të cilat vetëm një mund të jetë gripi i vërtetë për të cilin është vaksinuar.

Një fëmijë i shëndetshëm është në gjendje të luftojë gjendjet e tjera gripale falë sistemit të tij imunitar. Për këtë arsye, vaksina kundër gripit tek fëmijët e shëndetshëm ngelet në kornizat e një vendimi që mund të merret nga prindërit dhe mjeku i fëmijës.

Por cilët janë fëmijët që duhet të vaksinohen me patjetër?

Këshillohet që vaksina kundër gripit të kryhet tek fëmijët që vuajnë nga patologjitë e mëposhtme, dhe gjithmonë mbi moshën 6-mujore.

• Sëmundje kronike të aparatit të frymëmarrjes, duke përfshirë këtu edhe astmën, displasinë bronko-pulmonare, fibriozën cistike, dhe bronkopatinë kronike;

• Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut dhe zemrës, pavarësisht nëse ka qenë e lindur apo e fituar;

• Diabet melitus dhe sëmundje metabolike, duke përfshirë edhe obezitetin;

• Sëmundje apo insuficiencë renale;

• Tumore;

• Sëmundje të lindura apo të fituara që frenojnë funksionimin normal të prodhimit të anti-trupave, apo tek fëmijët e prekur nga HIV;

• Sëmundje inflamatore kronike apo sindroma të një funskionimi jo të mirë intestinal;

• Patologji për të cilat është planifikuar një ndërhyrje e rëndësishme kirurgjikale;

• Patologji neurologjike apo sëmundje neuro-muskulare;

• Imunodeficiencë primare apo sekondare;

• Patologji të organeve emopoietike (qelizat e kuqe të gjakut).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat