3 gjërat më të pista që fëmijët tuaj i prekin çdo ditë

Shëndetësia

3 gjërat më të pista që fëmijët tuaj i prekin çdo ditë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

E vërteta e hidhur është se gjithë bota është e mbushur me bakterie. Ne nuk mund t’i shohim por ato janë aty.
Ndërkohë që ju përpiqeni të mbroni fëmijët prej tyre, ndonjëherë ju del situata nga kontrolli. Këto janë disa nga gjërat që fëmijët tuaj i prekin çdo ditë:

Burimet e ujit
Studimet kanë treguar se burimet e ujit në shkolla, çezmat apo lavamanët përmbajnë nga 62,000 deri në 2.7 milionë bakterie të rrezikshme.
Për këtë arsye shkollat i lejojnë tashmë fëmijët të marrin ujë me vete në klasë.

Sediljet e autobuzave ku ata ulen
Sipas mjekëve sediljet ku fëmijët tuaj ulen rrugës për në shkollë janë një burim i mikroorganizmave të rrezikshëm, duke përfshirë molin dhe bakteret.
Ju sugjerojmë t’i këshilloni fëmijët t’i lajnë duart sapo shkojnë në shkollë dhe kur kthehen në shtëpi.

Bankat e shkollës
Kërkuesit nga Universiteti i Amazonës gjetën nivele të larta të E.coli, salmonelës dhe streptokokut mbi sipërfaqet e tavolinave të fëmijëve të tyre.
Pas pastrimit, bankat ishin 99% të pastra. E vetmja gjë që duhet të bëni është të vendosni një pako me letra të lagura në çantën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat