“Forma e mollës”, gjenet që grumbullojnë yndyrnat në stomak

Shëndetësia

“Forma e mollës”, gjenet që grumbullojnë yndyrnat në stomak

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 22:43
Ilustrim

Sipas një studimi amerikan, këto sekuenca të ADN-së, ndikojnë edhe në fillimin e sëmundjes si diabeti dhe hipertensioni

E ashtuquajtura “forma e mollës” së trupit është një çështje ADN-je. Një skuadër studiuesish amerikanë, kanë zbuluar një grup gjenesh që i predisponon një individi të akumulojë në barkun e tij të gjitha tepricat e yndyrnave.

Por jo vetëm kaq: këto sekuenca të gjeneve, ndikojnë gjithashtu në fillimin e sëmundjes së diabetit, kolesterolit të lartë, hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi, i publikuar në revistën “Jama”, është kryer nga “Massachusetts General Hospital” dhe nga “Harvard Medical School” në Boston

Që në të shkuarën ishte vënë re një lidhje mes përhapjes së yndyrnave në trup (stomak, krahë, legen, këmbë) dhe rrezikut kardiovaskular. Gjithsesi mungonte një provë e sigurt e ekzistencës së një mekanizmi shkak-pasojë, përveç identikitit të molekulave “përgjegjëse”.
Ekspertët, kanë marrë në ekzaminim të dhënat gjenetike dhe qelizore të më shumë se 400 mijë individëve. Prej këtej vjen zbulimi i një grupi gjenesh përgjegjëse për “formën e mollës”. Duke i studiuar më në fund këto sekuenca të ADN-së, mund të gjendet jo vetëm objekti farmakologjik kundër shpërndarjes abdominale të yndyrnave, por edhe një mënyrë për të parandaluar të gjitha sëmundjet e bashkangjitura

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat