Qëndrimi i gjatë në çerdhe, stresues për fëmijët

Shëndetësia

Qëndrimi i gjatë në çerdhe, stresues për fëmijët

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 15:59
Fëmijë, ilustrim

Fëmijët të cilët kalojnë kohë të gjatë në çerdhe kanë më shumë stres, gjë që mund t’i bëj ata më të ndrojtur gjatë moshës madhore.

Nivelet e stresit tek fëmijët që qëndrojnë gjatë në çerdhe janë më të larta, afërsisht për një të treten, krahasuar me fëmijët që qëndrojnë në shtëpi.

Të vegjlit që kalojnë më shumë se tetë orë në ditë në çerdhe janë më së shumti të stresuar, kjo bazuar nga mostrat e pështymës të marra nga hulumtuesit të cilët më pas i testuan për hormonin e stresit-kortizol.

Sipas të dhënave të këtij studimi arsyeja e këtyre niveleve të larta të stresit është ngaqë fëmijëve u mungojnë prindërit e tyre dhe kanë konflikte shqetësuese me fëmijët e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat