Nënat me mbipeshë nuk e kuptojnë që fëmijët e tyre janë të tillë

Shëndetësia

Nënat me mbipeshë nuk e kuptojnë që fëmijët e tyre janë të tillë

Më: 3 mars 2017 Në ora: 13:45
Ilustrim

Sipas një studimi të ri nga Brown School e Universitetit të Washingtonit në Saint Louis, nënat me mbipeshë e nënvlerësojnë peshën e fëmijëve të tyre obezë.

Hulumtuesit i studiuan 230 nëna të fëmijëve parashkollorë (mes moshës tre dhe katër) në Amerikë, dhe 41% e atyre nënave i konsideronin fëmijët e tyre me mbipeshë si të moshës normale, shkruan The Independent.

Për të arritur në këtë përfundim, hulumtuesit i pyetën nënat që ta plotësonin një pyetësor që përfshinte pyetje mbi mënyrën se si ushqehen fëmijët e tyre, dhe se cfarë perceptimi kanë ato për peshën e fëmijët e tyre.

“Ky hulumtim i ka përfshirë vetëm nënat me mbipeshë ose obezitet që në një mënyrë e shpjegojnë shkallën e lartë të nënvlerësimit të peshës së fëmijëve të tyre”, tha autorja që e kishte udhëhequr këtë studim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat