Ilaçet kundër kancerit nuk po testohen tek fëmijët

Shëndetësia

Ilaçet kundër kancerit nuk po testohen tek fëmijët

Më: 11 mars 2017 Në ora: 07:12
Ilustrim

Fëmijët e prekur nga kanceri mund të mos kenë mjaft mundësi për trajtim, kjo ngaqë rregulloret e BE-së u lejojnë kompanive farmaceutike të mos kryejnë testime tek fëmijët, shkruan BBC.

Që nga viti 2012, 62% e ilaçeve të aprovuara nga BE-ja nuk ishin testuar tek moshat nën 18 vjeçare.

Megjithatë studiuesit e kancerit kanë thënë që këto rregullore duhet të ndryshojnë në mënyrë që ilaçet e të rriturve të testohen edhe tek fëmijët.

Ndër të tjera ata kanë kërkuar që limiti i moshës për testime klinike me të rritur të zvogëlohet, në mënyrë që të përfshihen edhe adoleshentët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat