Eliminoni rrathët e zinj ndër sy me këtë recetë

Shëndetësia

Eliminoni rrathët e zinj ndër sy me këtë recetë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 13:48
Ilustrim

Një recetë natyrale për personat që kanë problem me të rrathë të zinj është përdorimi i patates.

Patatja përmban  komponent natyral që ndihmojnë lëkurën të ndriçohet duke eliminuar kështu rrathët e zinj dhe të ënjturit e syve.

Ajo çfarë duhet të bëni është të merrni dy patate dhe t’i shtrydhni lëngun. Mund t’i prisni në copëza dhe t’i vendosni poshtë syve gjithashtu, por më e preferueshme është nxjerrja e lëngut të patates dhe pastaj vendosja nën sy me pambuk.

Vendoseni pambukun në lëngun e patates dhe lëreni të zhytet mirë në të pastaj vendoseni në zonën problematike, sigurohuni që ta shpërndani në të gjithë zonën e prekur nga ky problem. Lëreni të qëndrojë për 15 ose 20 minuta dhe shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

 Vazhdoni ta bënin këtë trajtim rregullisht dhe do të vëreni ndryshimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat