4 llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje

Shëndetësia

4 llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje

Më: 25 mars 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Dhimbjet e kokës janë të ndryshme dhe metodat e lehtësimit nuk veprojnë njësoj për të gjitha. Pas një dhimbjeje në dukje të thjeshtë mund të fshihen shumë arsye por sipas mjekëve, 4 shenja nuk duhet t’i neglizhoni kurrë. 

Dhimbja e kokës mund të shoqërohet me dehidratim, lodhje e simptoma të tjera dhe njerëzit mund të mendojnë se thjesht e kanë nga lodhja, por këto të fundit mund të paralajmërojnë dhe praninë e një sëmundjeje.

Ekzistojnë katër lloje kryesore të dhimbjes së kokës dhe secila prej tyre mund të thotë diçka për shëndetin, por e rëndësishme është të dalloni dhimbjet nga njëra- tjetrën. Duke ditur se çfarë lloj dhimbje koke jeni duke përjetuar mund ta trajtoni atë në mënyrë korrekte.

1. Dhimbje koke shkaktuar nga tensioni i kokës
Një dhimbje koke tensioni është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokes. Ajo ndjehet si një dhimbje e vazhdueshme ose presion rreth kokës, sidomos pas kokës dhe qafës. Ekspertët besojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e qafës dhe muskujt, e cila mund të jetë një përgjigje ndaj stresit.

2. Migrenë
Migrena prek rreth 38 milion burra, gra dhe fëmijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke. Është një shumatore e shumë efekteve negative të simptomeve neurologjike që shoqerohen me të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe erës.

3. Dhimbja tek zona e syve
Kjo dhimbje zakonisht prek zonën e syve dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaku është i panjohur, por kjo lloj dhimbje koke ndodh kur një rrugë nervore me bazë në tru është aktivizuar.

4. Sinuseve

Dhimbja e kokës e ilustruar si në figurën e katërt në foton e mësipërme shaktohet nga sinuset e bllokuara apo të infektuara. Kjo dhimbje shoqërohet me ethe, dhe presioni rreth syve, ballit dhe mollëzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat