Si ndikon ora verore në shëndetin tuaj?

Shëndetësia

Si ndikon ora verore në shëndetin tuaj?

Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:10
Ilustrim

Ndryshimi i akrepave të orës bënë që gjumi të bëhet për një orë më pak, e dicka e tillë sipas mjekëve dhe ekspertëve po reflektohet dicka negative në sjelljen e njeriut.

Sipas hulumtimeve që janë bërë në Britani, thuhet se shkurtimi apo zgjatimi i ditës sjell nervozizëm, lodhje dhe shpërqendrim.

Por dicka të ngjajshme sjell edhe çrregullimi i gjumit i cili bëhet gjithashtu gjatë kalimit në Orën Verore kur ndodhin ndryshimet e akrepave të orës, përcjellë Klan Kosova.

Prandaj edhe mos u bëni tejet konfuz nëse nga kjo e diel juve mund të mos ndiheni edhe shumë në formë, ky ndryshim mund të vërehet zakonisht tek tipat të cilët i janë strikt në orar zhvillimit të gjumit dhe ngritjes në mëngjes.

Megjithatë kjo nuk është e gjitha, edhe zona kohore ndikon në sjelljen e njerëzve, thuhet sipas studimeve që janë bërë në Spanjë, ku tek këta të fundit mendohet edhe të ndryshohet ora ligjore për shkak të përqendrimit më të mirë në punë.

Specialistët janë të mendimit se pasojat negative mbi gjumin, janë vetëm probleme të vogla afatshkurtra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat