Fëmijët që luajnë me telefona të mençur flenë më pak

Shëndetësia

Fëmijët që luajnë me telefona të mençur flenë më pak

Më: 13 prill 2017 Në ora: 19:59
Ilustrim

Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke luajtur me telefona të mençur apo tabletë, flenë më pak krahasuar me ata që nuk veprojnë kështu.

Sipas një studimi tek Scientific Reports çdo orë që fëmijët shpenzojnë duke përdorë telefonat e mençur apo tabletat është e lidhur me 15 minuta më pak gjumë.

Megjithatë ata fëmijë që luajnë me këto pajisje zhvillojnë aftësitë motorike më shpejtë.

Ekspertët kanë deklaruar që ky studim i përket kësaj kohe dhe se prindërit nuk duhet të brengosen edhe aq shumë.

Në këtë studim janë intervistuar 715 prindër, për përdorimin e këtyre pajisjeve nga fëmijët e tyre dhe modelet e gjumit të tyre.

Të gjeturat tregojnë që 75% e fëmijëve përdorin telefona të mençur në baza ditore, dhe këta fëmijë flenë më pak gjatë natës e më shumë gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat