Gratë me probleme hormonale, rrezikojnë të lindin fëmijë autik

Shëndetësia

Gratë me probleme hormonale, rrezikojnë të lindin fëmijë autik

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:51
Ilustrim

Të sjellësh në jetë një fëmijë, është ndjenja më e bukur që mund të përjetojë njeriu gjatë jetës.

Por, janë disa raste ku fatkeqësisht si pasojë e sindromave policistike në vezore, nënat mund të rrezikohen të lindin fëmijët me probleme të autizmit.

Kështu thuhet në një studim të kryer në Suedi, i cili renditet i pari i llojit të tij.

Sipas hulumtimit, ekspozimi i hershëm ndaj hormoneve të seksit ka një rol të rëndësishëm që paraprin zhvillimit të autizmit tek fëmijët.

Sindroma policistike e vezoreve është një sëmundje, ku çrregullimi hormonal mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, cistet e vezoreve, probleme me mbetjen shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të grave të moshës së re.

Nga ky studim u eksperimentuan rreth 24 mijë fëmijë autikë të cilët kanë lindur mes viteve 1984-2007, e që hulumtuesit i krahasuan ata me qindra fëmijë të tjerë të cilët nuk kishin probleme me zhvillimet mendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat