Ndotja e ajrit lidhet me sëmundjet në zemër

Shëndetësia

Ndotja e ajrit lidhet me sëmundjet në zemër

Më: 26 prill 2017 Në ora: 20:23
Ilustrim

Copëza të vogla të ajrit të ndotur kanë potencial që të marrin në kontroll sistemin mbrojtës të mushkërive dhe të vendosen në vende të thella të trupit, kanë deklaruar shkencëtarët.

Studiuesit kanë sugjeruar që këto pjesëza mund të rriten në enët e gjakut dhe rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës.

Ata kanë deklaruar që studimet fillestare i kanë sjelle një hap më afër zbulimit të lidhjes në mes të ndotjes së ajrit, sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në zemër.

Besohet që ndotja e ajrin shkurton jetën e të paktën 40,000 personave në vit vetëm në Britani.

Megjithatë edhe pas disa studimeve ende nuk është tërësisht e qartë se si ndotja e ajrit ndikon në zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat