Frutat më të ushqyeshme për fëmijët

Shëndetësia

Frutat më të ushqyeshme për fëmijët

Më: 29 prill 2017 Në ora: 23:33
Ilustrim

Të pasura me vitamina, fibra, lëndë ushqyese, frutat nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor të gjithësecilit prej nesh, por të fëmijëve në veçanti. Të gjitha frutat janë të mira, por disa prej tyre janë të pazëvendësueshme! Më poshtë do të lexoni të plotë listën e frutave që çdo fëmijë duhet t’i hajë.
Frutat me te rendesishme per femijet

Pjepri, 19kalori ne 100gr
I pasur ne elektrolite dhe vitamine C, plot me beta karroten dhe uje, ky eshte pjepri. Sa me e erret ngjyra e tij, aq me i ushqyeshem eshte ai. Vajzat qe hyjne ne moshen e pubertedit mund ta preferojne pjeprin per shendetin e lekures se tyre. Permbajtja e larte ne uje e pjeprit, i ruan femijet nga dehidratimi.

Boronicat, 57kalori ne 100gr
Thesar i ushqimit, boronicat (vecanerisht ato te egrat), jane nder armet me te fuqishme kunder stresit, infeksioneve, shperqendrimit dhe agjenteve kanceroz. Me nje nga antioksiduesit me te fuqishem, ato zene vend ne majen e listes se ushqimeve me force antioksiduese. Ngjyra blu e tyre eshte pergjegjese per forcimin e memories dhe shendetit te trurit, sidomos per femije qe mesojne fort. Boronicat mbeshtesin shqisen e shikimit gjithashtu. Konsumi i ketij fruti ne vegjeli, perben ngritjen e themeleve shume te forta ne parandalimin e semundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene ne moshe te rritur.

Portokalli, 37kalori ne 100gr
Ky frut eshte burimi kryesor i vitamins C, nje lende ushqyese qe perfshihet ne pothuaj gjithcka – nga mbyllja dhe sherimi i plageve, qetesimi i alergjive, parandalimi i semundjeve kardiovaskulare dhe kanceroze, si dhe shmangja e artritit dhe anemise si pasoje e mungeses se hekurit. Portokalli, eshte burim shume i rendesishem edhe i acidit folik, nje vitamine qe luan rol kyc ne formimin e AND-se sone dhe rruazave te kuqe. Portokallet ndihmojne shume femijet qe kane infeksione te mushkrive dhe azem.Luleshtrydhet, 27kalori ne 100gr
Keto fruta te mrekullueshme me ngjyre te kuqe forcojne zemren, ulin rrezikun e kancerit, permiresojne shikimin, parandalojne alergjite, dhe qetesojne dhimbjet. Luleshtrydhet jane plot me fibra dhe vitamine C. Ky frut eshte gjithashtu i shkelqyer per femije qe mesojne dhe jane para testeve apo provimeve, pasi forcon shume memorien e ngjarjeve te fundit. Nje nder atributet me interesante te luleshtrydheve, eshte edhe mbrojtja kunder helikobakterit – nje mikrob qe shkakton ulcer ne stomak dhe predispozon per zhvillim kancerogjen te tij.
Kujdes: mos blini luleshtrydhe jashte sezonit apo nese nuk jeni te sigurt qe nuk jane sperkatur me pesticide, pasi jane nder ushqimet me perthithshmeri shume te larte te tyre.

Kajsite e thata, 158kalori ne 100gr
Kajsite e thata permbajne kalium, hekur, kalcium dhe beta karroten. Per femijet qe nuk konsumojne shume ushqim, ky frut i thare eshte burim lendesh ushqyese me dendesi te madhe ne volum te vogel. Nese femijet kane ngerce te shpeshta, merren me aktivitet fizik intensiv dhe jane ne periudhe rritjeje te shpejte, kajsite e thata jane nje zgedhje ideale.

Kivi, 49kalori ne 100gr
Ky frut ben pjese ne familjen e manaferrave dhe farat e tij jane nga me te ushqyeshmet. Sipas nje konstatimi te Kolegjit Amerikan te Ushqimit, kivi renditet ne 27 frutat me te shendetshem per femijet, duke qendruar mbi mollet, bananet dhe pjeshket. 1 kivi ne dite, mund te korrigjoje nje demtim te nje sekuence te AND-se, e cila percjell informacionin gjenetik, nje demtim i cili mund te kete pasoja fatale. Femijet qe konsumojne kivi shpesh, vuajne shume me pak nga veshtiresia ne frymemarrje, kolla e nates dhe rrufa. Pra, shprehja "nje molle ne dite, doktorin e mban larg" sot eshte bere "nje kivi ne dite, doktorin e mban larg".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat