Çfarë ndodh nëse vendosni akull në fytyrë

Shëndetësia

Çfarë ndodh nëse vendosni akull në fytyrë

Më: 7 maj 2017 Në ora: 07:58
Ilustrim

Kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm. Nëse doni një lëkurë plot shkëlqim dhe pa probleme vendosni një kub akulli dhe masazhoni fytyrën. 

Ja përfitimet që sjell akulli në lëkurë:

I jep shkëlqim lëkurës: 
akulli ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila krijon një lëkurë më të shëndetshme dhe pa probleme.

Redukton problemet e lëkurës: nëse masazhoni fytyrën me akull çdo ditë do t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin e lëkurës">lëkurës dhe do të reduktojë puçrat, skuqjen apo problemet e tjera të lëkurës.

Redukton rrathët e zinj poshtë syve: nëse kombinoni një kub akulli me lëng kastraveci të freskët do t’ju ndihmojë të zhdukni rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve.

Tonifikon lëkurën: kubet e akullit luftojnë radikalet e lira në lëkurë, minimizojnë dukjen e poreve, tonifikojnë lëkurën dhe e bëjnë atë të duket më perfekte.

Parandalon rrudhat: siç e thamë dhe më sipër akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për pasojë lehtëson shenjat e plakjes dhe rrudhat e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat