Zyrtare: Video-lojërat nuk i bëjnë fëmijët tuaj të dhunshëm

Shëndetësia

Zyrtare: Video-lojërat nuk i bëjnë fëmijët tuaj të dhunshëm

Më: 8 maj 2017 Në ora: 17:18
Video-lojërat, ilustrim

Nga shumica e njerëzve supozohet se pasi që shumica e video-lojërave përmbajnë dhunë, kjo mund të ndikojë që lojtari të jetë më agresivë dhe më i dhunshëm.

Megjithatë, personat të cilët me padurim presin të luajnë lojëra në PS4, të luajnë Counter Strike, etj., do t’jua thojnë të kundërtën.

Përveç tyre, edhe hulumtuesit nga Universiteti Southwest në Kinë e kanë sfiduar teorinë e lartcekur se video-lojërat e dhunshme i bëjnë personat agresivë.

Ata kanë kërkuar nga 18 pjesëmarrësit e studimit të tyre t’i listojnë video-lojërat e tyre të preferuara, të tregojnë sa shpesh e luajnë çdo lojë dhe të vlerësojnë sa të dhunshëm janë.

Pastaj, pas hulumtimeve dhe eksperimenteve të ndryshme duke përdorur edhe fMRI, hulumtuesit kishin deklaruar se ekspozimi afatgjatë ndaj video-lojërave të dhunshme nuk është i lidhur me dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat