Ç’të bëni me erërat e këqija që vijnë nga frigoriferi

Shëndetësia

Ç’të bëni me erërat e këqija që vijnë nga frigoriferi

Më: 20 maj 2017 Në ora: 19:27
Ilustrim

E pastroni shpesh frigoriferin, por sërish vijnë erëra të këqija nga brenda tij? Mbajtja pastër e pajisjeve elektro-shtëpiake është thelbësore, por edhe më e rëndësishme është të trajtoni problemin e mykut sa më shpejt, sapo të vini re praninë e pikave të vogla të zeza apo aromat e këqija që, me kalimin e kohës, mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike dhe sëmundje.

Pa pasur nevojë të përdorni produkte të shtrenjta që përmbajnë elemente kimike, ju mund të eliminoni mykun nga frigoriferi vetëm duke përdorur përbërës të zakonshëm, si vajra dhe disa artikuj për pastrimin e shtëpisë.

Ç’të bëni me erërat e këqija që vijnë nga frigoriferi juaj? Për të eliminuar erërat fusni një gotë të vogël me uthull në brendësi të tij. Çfarë të bëni nëse aroma është shumë e keqe dhe është përhapur shumë? Përzieni në një tas ujë, lëng limoni dhe sodë.

Lagni një leckë dhe pastroni frigoriferin. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe duke e lagur leckën me uthull të bardhë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat