Si të vish në formë dhe të qëndrosh larg tundimit?

Shëndetësia

Si të vish në formë dhe të qëndrosh larg tundimit?

Më: 21 maj 2017 Në ora: 19:11
Ilustrim

Përtej aktivitetit fizik që është rregulli numër një, për të pasur një trup të bukur e një shëndet të mirë, nëse keni parasysh disa rregulla të vogla, nuk do të jetë aq e vështirë të qëndroni larg tundimeve të ëmbla.

• REDUKTO NË MAKSIMUM KRIPËN Grumbullimi i ujërave për shkak të saj, e bën gjithë fytyrën të fryrë. Dhe jo vetëm atë. Kjo ndodh edhe në trup, duke e bërë celulitin apo problemet e tjera estetike të duken edhe më keq. Ushqimet që kanë më shumë kripë janë ushqimet e gatshme apo gjysmë të gatshme.

• MOS BËJ PAZAR KUR JE E URITUR Mund të përfundosh duke blerë gjëra për të cilat më vonë do të pendohesh.

• PLANIFIKO ÇDO DITË SE ÇFARË DO TË HASH Nëse uria të kap “të papërgatitur”, mund të biesh pre e “fast food”-ve, që përveç kalorive, vështirë se kanë ndonjë vlerë tjetër

• FOKUSOHU NË YNDYRAT QË TË BËJNË MIRË
Mos përdor asnjë lloj yndyre, përveç vajit të ullirit, as vaj farërash të tjera, as gjalpë dhe në asnjë mënyrë margarinë.

• KUJDES ME SALCAT E NDRYSHME të makaronave apo sallatave. Kanë shumë kalori.

• HA NË SHTËPI ose merre ushqimin me vete. Shmang vajtjen në restorant, nëse e di që do ta teprosh me porosinë.

• MBUSHE KUZHINËN “ME NGJYRA” Sa më shumë fruta dhe perime, të sa më shumë llojeve.

• NJË HERË NË JAVË ha si një vegjetarian.

• MOS MBAJ ËMBËLSIRA NË SHTËPI, që kur të të shkojë mendja për to, të përtosh t’i blesh.

• NËSE DO DËSHPËRIMISHT NJË ÇOKOLLATË, më mirë ha një copë të vogël prej saj, sesa të mundohesh ta zëvendësosh me gjëra të ngjashme. Përfundimi do të jetë që asnjë prej tyre nuk do të kënaqë dhe pasi t’i kesh ngrënë të gjitha, do të hash edhe çokollatën.

• SHOQËROJI “GJËRAT E KËQIJA” me “gjëra të mira”. Nëse bie pre e tundimit për një akullore me çokollatë apo një “brownie” me akullore, të paktën kujdesu që ta shoqërosh me fruta të freskëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat