Dëshironi jetë gjatë dhe të lumtur? Urgjentisht filloni të hani spec djegës!

Shëndetësia

Dëshironi jetë gjatë dhe të lumtur? Urgjentisht filloni të hani spec djegës!

Më: 25 maj 2017 Në ora: 07:45
Ilustrim

Hulumtimi i bërë në Kinë ka lidhje pothuajse me konsumimin e përditshëm të ushqimit me spec djegës në uljen e nivelit të vdekshmërisë për 14 për qind.

Lidhja e zbuluar ishte më e shprehur te personat të cilët nuk konsumojnë alkool. Ulje më të madhe të nivelit të vdekshmërisë është shënuar te personat të cilët kanë ngrënë spec djegës të freskët.

Në studimet e mëhershme, ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga Clifford Woolf, profesori në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Harvardit ka arritur të dëshmojë efekt pozitiv të kapsaicinës.

Gjoja, kapsaicina në kombinim me QX-314 (derivat i njohur anestetikë lokal – lidokainë) çon deri te eliminimi i ndjenjës së dhembjes, por njëkohësisht nuk shkakton shtangim të muskujve dhe marramendje.

Konsiderohet që kapsaicina ndikon në lirimin e endomorfinës në tru dhe kështu çon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore te njerëzit të cilët hanë spec djegës apo ushqime të cilat e kanë këtë mëlmesë të dobishme.

Zbulimi i grupit nga Harvardi do të mund të përhapë përdorimin e “bashkimit djegës nga speci” si anestetik ideal me rastin e lindjes, në stomatologji, te ndërhyrjet operative lokale etj…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat