Të ushqyerit me qumësht gjiri kanë më shumë gjasa te kenë prishje dhëmbësh

Shëndetësia

Të ushqyerit me qumësht gjiri kanë më shumë gjasa te kenë prishje dhëmbësh

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Voglushët të cilët janë ushqyer me qumësht gjiri, kanë gjasa më të mëdha të kenë dhëmbë të prishur.

Një gjë e tillë pasi nënat e tyre, nuk i pastrojnë dhëmbët thotë një studim i ri.

Ushqyerja me gji për një fëmijë për të paktën dy vjet rrit rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve të hershëm, duke pësuar infektim për 2 deri 4 herë më shumë,  krahasuar me ata që ushqehen vetëm me gji deri në një vit, thotë studimi.

“Ne e dimë se pas një fëmije ha apo pinë ka një rritje të baktereve dhe një rritje në potencialin e prishjes për rreth 20 minuta, [pas së cilës] rritja bakteriale dhe prodhimi i acidit konkurrues zvogëlohen, ashtu si dhe potencialet e kalbjes’’ thotë Robert Morgan, shef i stomatologjisë për Shëndetin e Fëmijëve në Dallas.

Sipas tij, korrelacioni i vërtetë i ushqyerjes me gji është ndoshta numri i ekspozimeve ndaj ushqimit dhe pijeve që një fëmijë ka gjatë ditës dhe natës për shkak të lehtësisë së qasjes ndaj nënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat