4 arsye përse ju vjen erë e keqe nga goja si ushqim i prishur

Shëndetësia

4 arsye përse ju vjen erë e keqe nga goja si ushqim i prishur

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 14:58
Ilustrim

Era e keqe e gojës është si një dritë e pasme e makinës e thyer: Nuk e di për të derisa dikush të vë në dijeni duke të të vënë në siklet. Dhe të dyja këto kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Mund ta largosh përkohësisht erën e keqe me anë të çamçakëzit, megjithatë e rëndësishme është të gjesh shkaktarin dhe të përpiqesh ta eliminosh atë. Këto janë disa nga shkaqet përse goja mund t’ju mbajë erë të keqe. 

1. Po mjekoheni me disa ilaçe të caktuara: “Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, kundër depresionit dhe ato për trajtimin e alergjive mund të kenë si efekt anësor tharjen e gojës. Kjo mund të çojë në erën e keqe të gojës, duke qenë se pështyma është e nevojshme për të hequr grimcat e mbetura në dhëmbë nga ushqimet. Pështyma e mban gojën të njomë, neutralizon acidet dhe largon qelizat e vdekura. Mungesa e saj bën që të akumulohen në gojë grimca të ushqimeve, qeliza të vdekura dhe baktere. Nëse po mjekoheni me ilaçe të tilla, sigurohuni që të pini sa më shumë ujë.

2. Jeni të uritur Keni qenë aq të zënë sa anashkaluat edhe drekën? Falë mungesës që pështymës, që mund të vijë nga mungesa ushqimit, duhet të paguani duke duruar erën e keqe në gojë (përveçse duhet të përballoni urinë)

3. Keni ndonjë infeksion në gojë Infeksionet në gojë do të thonë një numër i madh bakteresh, të cilat, kur dekompozohen, çlirojnë një aromë sulfuri në gojë. Nëse mendon se keni ndonjë infeksion si perikoronititi, një inflamacion i indeve të buta përreth dhëmbit, është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi higjienës orale dhe të bëni një vizitë tek dentisti.

4. Neglizhoni gjuhën Dhëmbët tuaj si perla nuk janë të vetmit që duhet të lahen. Bakteret grumbullohen në të gjithë pjesën e gojës, sidomos në gjuhë. Prandaj blini një larës goje në farmaci dhe përdoreni sa herë të lani dhëmbët. Vetëm tregohuni të kujdesshëm, nuk duhet të ushtroni shumë presion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat