Ju shqetëson kolla kronike tek fëmijët, ja disa këshilla si ta ndaloni

Shëndetësia

Ju shqetëson kolla kronike tek fëmijët, ja disa këshilla si ta ndaloni

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Kolla vjen si rezultat i ngacmimit që shkaktojnë nervat në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Kjo vjen zakonisht kur për shkak të ftohjes apo ndonjë infeksioni fyti, rrugët e sipërme të frymëmarrjes pezmatohen. Trajtimi i kollës bëhet sipas sëmundjes/patologjisë bazë që është përgjegjëse për kollën.

Sot në treg qarkullojnë një gamë e gjerë shurupësh, medikamentesh e çajrash të ndryshme, të cilët frenojnë kollën dhe sekrecionet.

Por duhet të keni parasysh se marrja pa rekomandim, pa zbuluar shkakun e vërtetë nuk bën gjë tjetër veçse tjetërson klinikën dhe zgjat trajtimin real.

Prandaj së pari rekomandohet bërja e një vizite tek mjeku specialist, dhe pas kësaj mund të përcaktohet edhe trajtimin i përshtatshëm për kollën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat