Lëng i shijshëm për veshka të shëndetshme

Shëndetësia

Lëng i shijshëm për veshka të shëndetshme

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 12:42
Ilustrim

Veshkat luajnë rolin kryesor në eliminimin e helmeve nga trupi ynë. Përafërsisht veshkat eliminojnë dy litra të lëngjeve të tepërta në organizmin tonë përmes urinës.

Në rast se kemi probleme me këto organe në trupin tonë, pasojat mund të jenë shumë të mëdha dhe fatale për njeriun.

Por çka dëmton veshkat? Ushqimet jo të shëndetshme, kripa e tepruar, sheqeri i tepruar, konsumimi i duhanit, përdorimi i tepërt i kaefienës e faktorë të tjerë janë pothuajse kyç në funksionimin e duhur të veshkave.

Në ndërkohë që konsumimi i shumë litrave ujë është shumë i rëndësishëm por është edhe një pije tjetër me përbërës natyral që ndihmon në pastrimin e veshkave.

Përbërësit:

Lëngu i gjysmë limonit ose limonit të gjelbër

1 banane

1 kivi i qëruar

1 filxhan ujë

Gjysmë tufe majdanozi

Përgatitja:

Fillimisht shtrydheni lëngun e limonit. Vendoseni lëngun në mikser (blender) dhe shtoni edhe të gjithë përbërësit e tjera derisa të krijoni lëngun e duhur.

Ju bëftë mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat