Mrekulli: Fëmija i tretë në botë kurohet nga sëmundja HIV

Shëndetësia

Mrekulli: Fëmija i tretë në botë kurohet nga sëmundja HIV

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 11:33
Ilustrim

Një nëntëvjeçare e Afrikës së Jugut është bërë fëmiu i tretë në botë që i ka shpëtuar vdekjes nga sëmundja HIV.

Kështu kanë bërë të ditur shkencëtarët, duke pohuar se vajza ka qenë e infektuar me virusin HIV që nga lindja, por ka pasur një sistem të shëndetshëm imunitar pas marrjes njëvjeçare të terapisë duke zbuluar hershëm sëmundjen.

Personat që kanë HIV pozitivë duhet të marrin ilaçe të përditshme antiretrovirale për të ngadalësuar përparimin e infeksionit.

Por një studim i ri i ka befasuar ekspertët pasi fëmija nuk ka nevojë të marrë ilaçe dhe nuk ka shenja të sëmundjes më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat