Pse duhet të flini pasdite?

Shëndetësia

Pse duhet të flini pasdite?

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 22:25
Ilustrim

Dremitjet e orëve të pasdites kanë ndikime pozitive në organizëm.

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se shkalla e dremitjes së dobishme varet nga koha kur vendosim të shtrihemi në shtrat.

Rezultatet e studimit më të ri zbulojnë se njerëzit kanë më shumë dobi nga dremitja kur shtrihen të pushojnë në ora 15.00 pasdite, transmeton “Indipendent”. Arsye për këtë është ritmi biologjik, i cili ngadalësohet gjatë kësaj kohe. Shumë njerëz, po ashtu, janë të përgjumur pas drekës dhe vjen deri te rënia e përqendrimit.

Por, nuk duhet tepruar. Dremitja për një orë është e tepërt dhe duhet pasur kujdes që të mos flini më shumë se tridhjetë minuta, pasi nuk do të ndiheni të kthjelltë, rekomandojnë shkencëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat