Problemet shëndetësore që mund t'i kuptoni nga shenjat që ju jep vagina

Shëndetësia

Problemet shëndetësore që mund t'i kuptoni nga shenjat që ju jep vagina

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 22:58
Ilustrim

Pamja, aroma apo sekrecionet e vaginës ndryshojnë nga gruaja në grua, por që ajo të konsiderohet e shëndetshme nuk duhet që asnjë pjesë e saj (qafa e mitrës, vulva, klitori, labia) të kruhet të djegë apo të dhembë. Nëse ju do të dini të kuptoni shenjat që ju jep vagina, do të mundeni të parandaloni shumë probleme shëndetëore. 

Kruarja e vaginës
Djersa, materiali i papërshtatshëm i mbathjeve apo një reaksion alergjik nga larësit mund të jenë shkaku i këtij problemi. Ju mund të keni kruarje gjithashtu nëse bakteret normale të vaginës pësojnë një çrregullim. 

Nëse vagina juaj ka erë të rëndë
Kjo gjë mund të jetë shenjë e një infeksioni bacterial, sëmundjes seksuale trichomoniasis, ose thjesht mund të shkaktohet nga mungesa e higjienës apo ndryshimit në regjimin ushqimor. 

Çrregullimet e periodave 
Humbje peshe, stërvitje e tepruar, stres, çrregullim hormonal… të gjithë këta faktorë mund të bëjnë që cikli juaj menstrual të vonohet apo të jetë i çrregullt. 
Veç arsyeve të mësiperme, sindromi i ovareve policistite mund të jetë një tjetër shkak i këtij problemi. Lexoni në këtë link më shumë për të sëmundje

Ndryshimet e sekrecioneve 
Sekrecionet vaginale janë mësë normale, por nëse ju shihni ndryshim në ngjyrë, përbërje apo erë kjo mund të jetë një shenjë që po ju jep vagina .Ndryshimet mund të lidhen me disbalancën hormonale, shtatzëninë, dehidratimin ose infeksionet. Sekrecionet në ngjyrë jeshile mund të jenë gjithashtu simptomë e klamidias dhe gonorresë, sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Puçrra
Gungat e vogla nën lëkurë mund të shkaktohen nga një gjëndër e bllokuar e shkaktuar nga një qime apo sebumi (yndyra e lëkurës), por nëse kisti vazhdon e rritet dhe është i dhimbshëm duhet të kontrolloheni tek një mjek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat