Infeksioni i syrit detektohet brenda minutës me mikroçipin e ri

Shëndetësia

Infeksioni i syrit detektohet brenda minutës me mikroçipin e ri

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 13:06
ilustrim

Mjekët kanë zhvilluar një mikroçip të aftë për të detektuar brenda minutës infeksionet e syrit, përfshirë edhe ato që zhvillohen për shkak të bartjes së lentave.

Prototipi i pajisjes është i aftë për të matur bakteret e ndryshme si  E.coli dhe pseudomonas me shpejtësi të madhe, duke mënjanuar nevojën për laborator ose përdorimin e antibiotikëve të ndjeshëm.

Inxhinierët janë duke punuar me oftamologët në Universitetin Hospital Southampton NHS Foundation Trust (UHS) për teste dhe ata tash janë duke planifikuar që të bëjnë një studim-pilot, ku do të përfshihen 30 pacientë, përfshirë testet në Afrikë dhe Azinë Jugore.

Infeksionet në sy shkaktohen për shkak të rritjes së baktereve dhe mikroorganizmave si pasojë e kontaminimit të lenteve të kontaktit.

Në Britani të Madhe janë regjistruar gjashtë mijë raste të infeksionit të syrit çdo vit, ku shumica e tyre janë shkaktuar nga bartja e lenteve të kontaktit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat