Çaji i gjelbër Matcha, 130 herë më shumë antioksidantë se ai i zakonshmi

Shëndetësia

Çaji i gjelbër Matcha, 130 herë më shumë antioksidantë se ai i zakonshmi

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:14
Ilustrim

Matcha është çaji i gjelbër me origjinë nga Kina që përdoret kryesisht në traditën e “ceremonisë së çajit” në Japoni.

Bëhet fjalë për çajin me përqindjen më të lartë të antioksidantëve, rreth 130 herë më shumë se çaji i gjelber normal.

Matcha mbron organizmin nga plakja dhe sëmundjet kronike, forcon sistemin imunitar gjithmonë falë pranisë shumë të madhe të antioksidantëve dhe polifenolëve.

Përveç kësaj përmban vitamina A, B, C, E dhe K si dhe kripëra minerale si fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, zinku, magnezi të nevojshëm për një funksionim të mirë të sistemit imunitar.

Përshpejton metabolizmin, duke na ndihmuar të heqim dhjamin e tepërt dhe për të mbajtur formën ideale.

Falë teaninës, një aminoacid që ka kapacitetin të reduktojë stresin fizik dhe mendor, na ndihmon te qëndrojmë te përqendruar, ndërsa falë sasisë së lartë të kafeinës çaji matcha na ndihmon të rimë zgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat