Një mënyrë për ta bërë beben tuaj të mos pijë qumësht gjatë gjithë natës

Shëndetësia

Një mënyrë për ta bërë beben tuaj të mos pijë qumësht gjatë gjithë natës

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 20:08
Ilustrim

Gjatë muajve të parë të jetës fëmija, qoftë i ushqyer me gji apo me biberon, do të zgjohet shpesh gjatë 24 orëve, për ta rralluar këtë proçes zakonisht duke filluar nga muaji i 6 i jetës. Gjithashtu në këtë kohë ai fillon të zgjasë edhe kohën mes vakteve të ditës. Nga tetë vakte (minimum), ai tashmë mund të kërkojë deri në 5-6 të tilla.

Fatkeqësisht fëmija mund të heqë dorë nga vaktet e natës shumë vonë dhe zakonisht fillon të eleminojë të parin atë të mëngjesit të vonë. Duke qënë kështu, prindërit vazhdojnë të mos bëjnë një gjumë të “qetë”.

Si duhet të veprojmë në këtë rast?

Ju duhet të filloni të shtyni disa orë më parë vaktin e fëmijës. Pra nëse ai gjatë natës zgjohej në orë 2-3, mund të ushqeni fëmijën në orën 12 me qëllim që të favorizohet zgjimi i tij afër mëngjesit. Edhe nëse fëmija do të jetë në gjumë do të zgjohet në momentin që ju do t’i jepni gjirin apo biberonin dhe do të pranojë të pijë. Kjo nuk ndikon aspak keq në rritjen e mirë të fëmijës, por duhet të dini gjithashtu se nëse fëmija nuk është mirë me peshën nuk duhet të ndërmerrni një hap të tillë.

Mund të filloni ta bëni këtë duke filluar nga muaji i 6 i jetës dhe nëse fëmija sërish vazhdon të zgjohet për të pirë mund të mjaftoheni duke e përkëdhelur e për ta bërë të kthehet serish në gjumë. Nëse ju do të afroni kohën e pirjes (në orën 12) me vaktin e mëparshëm fëmija do të jetë i ngopur dhe kështu ju mund të mjaftoheni vetëm me veprimin e mësipërm.

Nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv zëvendësimi i qumështit të gjirit me çaj kamomili apo një lloj çaji tjetër. Fëmija do të qetësohej për momentin dhe më pas do të kërkonte të pinte sërish pas një kohe të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat