Obeziteti te fëmijët dhe adoleshentët në botë në rritje

Shëndetësia

Obeziteti te fëmijët dhe adoleshentët në botë në rritje

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 09:11
Ilustrim

Niveli i obezitetit të fëmijëve dhe të adoleshentëve është dhjetëfishuar në katër dekadat e fundit, që do të thotë 124 milionë djem dhe vajza në mbarë globin janë shumë të shëndoshë, sipas hulumtimeve të reja.

Ky hulumtim është më i madhi i kohëve të fundit, në llojin e tij që studion tendencat e obezitetit në mbi 200 vende.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një në çdo 10 të rinj nga mosha pesë deri në 19 vjeç, është obez.

Fëmijët obezë ka të ngjarë të bëhen të rritur të shëndoshë, duke i vënë ata në rrezik të problemeve serioze shëndetësore, thonë ekspertët.

Ky hulumtim i kryer nga Lancet, i publikuar në Ditën Botërore të Obezitetit, vjen pasi studiuesit nga Federata Botërore e Obezitetit paralajmëruan se kostoja globale e trajtimit të gjendjes shëndetësrore të shkaktuar nga obeziteti do të tejkalojë 920 miliardë funta çdo vit nga viti 2025.

Megjithëse norma e obezitetit të fëmijëve duket se po stabilizohet në shumë vende evropiane me të ardhura të larta, përfshirë Britaninë e Madhe, kjo normë po rritet me një normë alarmuese në shumë pjesë të botës, thotë studiuesi kryesor Majid Ezzati nga Imperial College London.

Studiuesit besojnë se llojllojshmëria e ushqimeve dhe promovimi i ushqimeve të lira dhe me shumë yndyrë është një nga shkaqet kryesore të rritjes së obezitetit në botë.

Rritja më e madhe e obezitetit në numrin e fëmijëve dhe adoleshentëve të shëndoshë ka qenë në Azinë Lindore.

Polynesia dhe Micronesia kanë shkallën më të lartë të obezitetit – rreth gjysma e popullsisë së re në këto vende është mbipeshë ose obezë.

Studiuesit thonë se nëse trendet aktuale botërore vazhdojnë, “obeziteti” së shpejti do të jetë më i zakonshëm se “nënpesha”.

Numri i vajzave dhe djemve nën peshë në mbarë botën është në rënie që nga “kulmi” në vitin 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat