Recetë e thjeshtë për qofte

Shëndetësia

Recetë e thjeshtë për qofte

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 20:19
Qofte

Ne ju prezantojmë sot një recetë për qofte të shijshme. Përbërësit gjenden kudo dhe ju merr fare pak kohë për ti përgatitur.

Përbërësit:

1 kilogramë mish viçi të grirë
2 vezë të rrahura me ½ filxhan me qumësht
½ filxhan me djathë të grirë parmexhano
1 filxhan me bukë të grirë
1 qepë e vogël e grirë imët
2 thelpi hudhër të grirë imët
½ lugë çaji me rigon
1 lugë çaji me kripë
pak piper për shije

Përgatitja:
Fare e thjeshtë. Në një enë qelqi të madhe, kombinoni të gjithë përbërësit. I trazoni mirë dhe më pas formoni qoftet me madhësi mesatare. I vendosni në një tavë dhe futini në furrë për 40 minuta, në temperaturë 200 gradë Celsius. Ju bëftë mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat