Një bimë e jashtëzakonshme që vepron si magnet për energjinë pozitive

Shëndetësia

Një bimë e jashtëzakonshme që vepron si magnet për energjinë pozitive

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 11:02
Ilustrim

Vendosja e bimëve si zbukurim brenda shtëpisë është një ide e mrekullueshme.

Këto bimë kanë aftësinë për ta bërë shtëpinë tuaj të duket tërheqëse dhe gjithashtu mund të ndihmojnë në pastrimin e ajrit.

Një bimë, e bukur për tu pasur përreth dhe me një efekt të jashtëzakonshëm për të tërhequr energji pozitive është “Crassula Ovata”. d

Crassula Ovata njihet si pema e miqësisë, bima me fat ose dhe si pema e parave. Origjina e saj është nga Afrika e Jugut dhe Mozambiku.

Pas kësaj bime “fshihet” një histori e lidhur me një fermer shumë të varfër.
Një ditë, ndërsa po ecte nëpër pyll gjeti një bimë dhe vendosi ta merrte në shtëpi. Përtej faktit se nuk dukej një bimë e bukur, gjethet e saj i kujtuan formën e një guri të çmuar që njihet me emrin “jade”.

Sa herë e shihte këtë bimë, lutej që Perëndia ti shtonte mirëqenien. Në fund, të mirat filluan ti shtoheshin pak e nga pak dhe ai besonte shumë se shkak për këtë kishte qenë bima e mrekullueshme që i kishte “përmbushur” lutjet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat