Tri shenjat e pazakonta të artritit

Shëndetësia

Tri shenjat e pazakonta të artritit

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:56
Foto ilustruese

Simptomat e artritit janë të zakonshme si dhimbja e kyçeve dhe ënjtja, humbja e muskujve dhe sytë e tharë.

Kjo sëmundje prek miliona njerëz në gjithë botën dhe shkakton dhimbje dhe inflamacione në kyçe.

Osteoartriti është lloji më i zakonshëm dhe prek duart, gjunjët, kurrizin dhe ijët.

Ai shkaktohet kur kërci fillon të grimcohet dhe bëhet më i hollë.

Forma më e dytë e zakonshme është artriti reumatik dhe ajo zhvillohet kur sistemi imunitar i trupit prek kyçet, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje.

Simptomat e njohura përfshijnë dhimbjet në kyçe, ngurtësi, lëvizje të kufizuar dhe lëkurë të skuqur rreth zonave të prekura.

Këtu janë disa simptoma më pak të njohura.

Kyçet që kërcasin

Kjo është shenjë e osteoartritit. Nëse kyçet tuaja lëshojnë zë sikur të thyerjes, sipas NHS-së, kjo mund të jetë shenjë se jeni prekur nga gjendja e krijuar.

Studimet kanë gjetur se njerëzit që thonë se gjunjët e tyre “po flasin diçka” ose që bëjnë “shpesh” zhurmë, ata mund të preken nga artriti pas një viti.

Artriti reumatik shkaktohet kur sistemi imunitar sulmohet nga indet e trupit, duke shkaktuar destruksion të kyçeve dhe kërcit.

Osteoartriti është një nga format e zakonshme të artritit dhe shpesh krijohet në zonën e gjunjëve.

Dhimbjet në shpinë prekin 80 për qind të njerëzve gjatë jetës së tyre.

Simptomat e artritit përfshijnë humbjen e masës muskulore, për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.

Sytë e tharë

Artriti reumatik mund të çojë deri tek inflamacioni që prek zonat e tjera trupore.

Kjo mund të shkaktojë tharjen e syve. Nëse sytë janë të prekur dhe ka dhimbje në gjoks, atëherë zemra ose mushkëritë janë të prekura.

Sipas NHS-së, simptomat tjera të pazakonshme përfshijnë lodhjen, ethet, apetit të dobët dhe humbjen e peshës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat