Si ndikon stresi në vendimmarrje?

Shëndetësia

Si ndikon stresi në vendimmarrje?

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Stresi kronik ju bën që të ndërmerrni vendime të rrezikshme, siç mund të jetë përzgjedhja e një pune me pagë të madhe mirëpo orar të stërzgjatur.

Këtë e kanë thënë shkencëtarët nga Instituti për Teknologji në Massachusetts cilët kanë identifikuar pjesën e trurit që bëhet e paaftë kur jeni të stresuar dhe nxitë vendimmarrje jo të mirë.

Studimi ka treguar që stresi çon në një konfuzion mental në mes të zgjedhjeve shpërblyese dhe jo të tilla, i cili mund të zgjasë për disa muaj.

Të gjeturat e këtij studimin ndihmojnë në trajtimin e ankthit dhe depresionit, kanë deklaruar ekspertët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat