Kryhet transplantimi i parë i kokës në trupin e njeriut

Shëndetësia

Kryhet transplantimi i parë i kokës në trupin e njeriut

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 20:08
Ilustrim

Shkencëtarët kanë kryer me sukses transplantimin e kokës në kufomë dhe janë të gatshëm një gjë të tillë ta bëjnë edhe te personat e gjallë.

Kirurgu Sergio Canavero është bërë i njohur me deklaratat e tij për të punuar në transplantimin e parë të kokës së njeriut, duke shtuar se testi i suksesshëm dëshmoi se planet e tij janë të realizueshme. 

Transplantimi i kryer në kufomë dëshmoi teknikën e tij inovative për lidhjen e kurrizit, nervave dhe enëve të gjakut për të arritur me sukses të bashkojë dy trupa.

Po ashtu thuhet se për transplantim nevojiten 18 orë. 

Canavero tha se ka kryer transplantimin e parë te njerëzit, që i mundëson të vazhdojë me punën e tij.

Për shkak të pohimeve kontroverse, operacioni mori vëmendje të madhe të publikut.

Pacienti i tij i parë, sipas Canavero, është rusi Valeri Spiridinov, koka e të cilit do të ngrihet dhe pastaj do të vendoset në trupin e ri, në formë donacioni.  Është e mundshme që transplantimi i ardhshëm të kryhet këtë vit, në Britani të Madhe.  Para operimit në kufomë, ekipi i tij ka kryer transplantimin e kokës në minj dhe majmun.  Shkencëtarët paralajmërojnë se operacioni i ardhshëm mund të ketë pasoja serioze.

Përveç vdekjes së mundshme, ekziston mundësia që pacienti të ketë dhimbje të tmerrshme dhe probleme me adaptim në trupin e ri, shkruan Independent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat