Vera e kuqe është shumë më e shëndetshme se e bardha

Shëndetësia

Vera e kuqe është shumë më e shëndetshme se e bardha

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 23:02
Ilustrim

Ngritni gotën e verës dhe bëni dolli sepse këshu i bëni mirë shëndetit tuaj! Por le të jetë e zezë, sepse ka dhjetë herë më shumë antioksidantë të dobishëm se sa vera e bardhë. Ja se çfarë efekte tjera pozitive ka

Vret salmonellën në vetëm pesë minuta

Vetëm një gotë verë e kuqe ka të njëjtën sasi të antioksidantëve sa shtatë gota lëng portokalli apo 20 gota lëng molle. Edhe pse konsumi i alkoolit në përgjithësi ka një efekt shkatërrues për organizmin, kjo nuk vlenë për verën e kuqe, nëse konsumohet deri në 300 ml në ditë, ka konfirmuar dr. Mladen Boban, shef i Departamentit të Farmakologjisë, Fakulteti i Mjekësisë në Split gjatë ligjëratës në Akademinë e verës në Zagreb. Në këtë masë, vera ka shumë efekte pozitive.

Nëse e pini me ushqim, zvogëlon rrezikun e infeksioneve të zorrëve dhe rrit sigurinë mikrobiologjike të ushqimit. Në fakt, një studim tregoi se vera e kuqe në temperaturë dhome mund ta zhdukë salmonellën për vetëm pesë minuta edhe atë poaq efektive si gatim.

Shëruese përderisa e pini me masë

Përveç kësaj, vera zvogëlon edhe vdekshmërinë nga kanceri. Rezultatet e hulumtit janë publikuar në revistën amerikane Annals of Internal Medicine, i kryer në më shumë se 25.000 pacientë tregojnë se vdekshmëria relative është ulur sipas rritjes së frekuencës së konsumimit gjatë javës (nga një deri në dhjetë gota). Megjithatë, efekt pozitiv është vërejtur vetëm gjatë konsumimit deri në dhjetë gota verë në javë. Me konsumim më shumë se kaq, pikërisht sikur te të gjitha pijet e tjera alkoolike, norma e vdekjeve nga kanceri rritet.

Përveç substancave aktive të verës, si fenolet është i rëndësishëm edhe vetë ndikimi i alkoolit. Vetëm me praninë e tij përbërësit tjerë të verës kanë efekt pozitiv në organizëm. Shkencëtarët kanë zbuluar këtë gjatë ndarjes artificiale të alkoolit nga vera. Kanë vërejtur se në këtë rast, ka munguar efekti pozitiv i verës në shëndet, edhe pse kjo pije sipas aromës dhe shijes ishte e kënaqshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat