Gërhitja dhe kolla ju bëjnë ngasës të rrezikshëm!

Shëndetësia

Gërhitja dhe kolla ju bëjnë ngasës të rrezikshëm!

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:38
Ilustrim

Gërhitja dhe kolla e zhurmshme mund të ju bëjnë një ngasës të rrezikshëm.

Kështu thotë një studim i ri britanik, megjithatë kjo nuk përfundon me kaq!

Sipas gjetjeve rezulton se ka edhe faktorë të tjerë shëndetësor të papritur që juve mund t’ju parashihet pezullimi i përdorimit të licencës tuaj të ngasjes nga autoritetet.

Martyn Lloyd-Kelly njihej për rekordin e tij të pastër të vozitjes, me as edhe një hall të vogël gjatë 11 viteve që ai e kishte marrë licencën e tij.

Por, inxhinieri 31 vjeçar i softuerit u trondit kur mori letrën nga Agjencia e Automjeteve Ajrore dhe Licencimi (DVLA) duke i thënë atij se ai nuk lejohej më shumë për të ngasur dhe do të duhej ta kthente licencën e tij.

Martyn ka diabetin e tipit 1 dhe mbështetet në injeksione të insulinës për të kontrolluar sheqerin e tij në gjak.

Meqë këto mund të çojnë në sulme hipoglikemike dhe ndikojnë edhe në psikologjinë e njeriut, në Britani përdoruesit e insulinës duhet të rinovojnë lejen e tyre të vozitjes çdo tre vjet për të konfirmuar gjendjen e tyre nën kontroll pasi këto kushte ndikojnë në bërjen e tyre në ngasës më të rrezikshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat