Dy pijet alkoolike të cilat jua dëmtojnë më së shumti lëkurën

Shëndetësia

Dy pijet alkoolike të cilat jua dëmtojnë më së shumti lëkurën

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 14:18
Ilustrim

Të gjithë e dimë se alkooli nuk është i shëndetshëm. Alkooli ju dehidraton, si dhe e thanë lëkurën.

Dhe, sipas dermatologëve, disa pije të caktuara alkoolike ndikojnë më keq se tjerat në shëndetin tuaj të lëkurës.

Vera e kuqe

Na vjen keq, por vera e kuqe është pija më e keqe për fytyrën tuaj!

Alkooli është vasodilator, që do të thotë se e promovon hapjen e enëve të gjakut në lëkurë, e kjo shpie në skuqjen e fytyrës.

Vera e kuqe është më e keqja për fytyrë sepse është edhe lirues i histaminës, e cila gjithashtu e promovon skuqjen.

Margarita

Margarita është e dëmshme për shkak të përmbajtjes së sheqerit dhe kripës. Kjo shpie në një fytyrë të skuqur, dhe mos të flasim për efektet e plakjes të sheqerit në periudha afatgjate. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat