Rreziqet nga kolesterina e lartë

Shëndetësia

Rreziqet nga kolesterina e lartë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:09
Ilustrim

Kolesterina e lartë rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, por ndoshta nuk e dini se ngushtimi i arterieve, i cili është shkaktar i kolesterinës së lartë, rrit rrezikun për sëmundje të tjera.

Rreziqet që sjell niveli i lartë i kolesterinës në gjak.

Dobësim i dëgjimit

Një studim i publikuar në International Journal Tinnitus ka konstatuar se njerëzit me kolesterinë të lartë mund të vuajnë nga tinitusi (zhurma  në veshë). Megjithatë, ulja e kolesterinës  mund të përmirësojë këto probleme.

Dobësimi i shikimit

Personat me nivele të larta të kolesterinës kanë dy herë më shumë mundësi për probleme me shikimin se njerëzit me kolesterinë normale. Gjendja lind kur një ose më shumë venat që mbartin gjakun nga qafa deri në zemër bllokohen, gjë që çon në mpiksje dhe dëmtim të shikimit.

Sëmundjet periferike vaskulare

Kjo është gjendja që shkakton dhimbje për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të shkaktuar nga ngushtimi i arterieve dhe inflamacionet. Sëmundja vaskulare periferale mund të sjellë komplikime, lëvizjen e kufizuar për shkak të vuajtjes ose shqetësimit, madje edhe të amputimit (humbjes së gjymtyrës). Gjithashtu shton rrezikun nga sulmet në zemër ose tru.

Sulmi në tru

Kolesterina e lartë që ngushton arteriet në tru mund të rezultojë me bllokim të plotë të gjakut, gjë që mund të shkaktojë goditje në tru dhe, përfundimisht, humbjen e funksionit të trurit ose të shkaktojë vdekje.

Humbja e memories

Studimi i kohëve të fundit, që përfshiu rreth 10.000 njerëz në veri të Kalifornisë, konstatoi që njerëzit me kolesterinë të lartë në të 40-at kishin rreth 50 për qind më shumë mundësi të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat