Ndryshimi i temperaturave, më së shumti pësojnë fëmijët

Shëndetësia

Ndryshimi i temperaturave, më së shumti pësojnë fëmijët

Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:30
Ilustrim

Sfida më e madhe për prindërit në këtë sezonë është se si të rrisin imunitetin e fëmijëve  të tyre që të kenë fëmjë të shëndoshë.
 
Kompanitë farmaceutike me numër të madh të preparative dhe vitaminave kundër ftohjes, por sa është mir të përdoren të nejtat dhe nëse prej tyre femijët kanë dobi përgjigjen mjekët.
 
“Nën 1 vit asesi  nuk rekomandohen preparate të tilla .Më shumë mund të përdoren mbi moshën mbi 3 vjeç kur fëmijët dërgohen në çerdhe ,ku janë të ekspozuar në infeksione virusale atëherë mund të marrin nga ato preparatet për rritje të imunitetit.Varet individualisht nga fëmija”, shprehen mjeket.
 
Në rritjen e fëmijëve të shëndoshë është me rëndësi që asnjë veprim mos të mirret pa u konsultuar me mjekun.Ata rekomandojnë që gjatë simptomave të parë të gripit dhe kollitjes të vizitohet pediatri.
 
Për momentin në Klinikën për sëmundje të mushkërive në Kozle ka 79 fëmijë prej të cilëve 3 janë pranuar gjatë ditës së djeshme.
 
“Ajo çka prindërit duhet ta bëjnë për fëmijët e tyre është nxjerrja më e shpeshtë në ajër të pastër dhe rritja e sasisë së produkteve të shumëllojshme ushqimore të pasuruar me proteina, vitamina dhe minerale. Këtu janë edhe suplementet të cilat mund ti japim por duhet të kihet kujdes gjatë xjerrjes së fëmijëve jashtë kur niveli i ndotjes së ajrit është i lartë”, shprehen mjeket.
 
Antibiotikët nuk guzojnë të jepen pa rekomandim të mjekut pasi që ata janë armiku më i madh i imunitetit të mirë. Mjekët thonë se çdo ditë e më shumë ballafaqohen me bakterie të cilat u janë rezistente antibiotikëve. Antibiotikët bëjnë që organizmi të jetë më i ndjeshëm ndaj infektimeve thonë mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat