Gjumi vs Ushtrimet

Shëndetësia

Gjumi vs Ushtrimet

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Njerëzit që punojnë e kanë të vështirë të gjejnë kohë për të ushtruar gjatë javës për shkak të angazhimeve që kanë.

Kohë të lirë ata mund të kenë vetëm herët në mëngjes.

Normalisht që është e shëndetshme të flesh 8 orë në ditë në pesë ditë të javës, por ngelni pa ushtrime, transmeton Klan Kosova

Ndoshta është mirë të flini 6 orë e gjysmë ose 7 më pas të keni edhe pak kohë për ushtrime.

Mjekët thonë se dy faktorët kyç për një jetë të shëndetshme janë gjumi i mirë dhe stërvitjet.

Gjumi është shumë i rëndësishëm pasi mungesa e tij dobëson sistemin imunitar, duke bërë kështu që njerëzit të sëmurën më shumë.

Mungesa e gjumit poashtu ndikon në shtimin e peshës, sëmundjet kardiovaskulare, diabet dhe problem të tjera shëndetësore.

Andaj pa gjumë nuk bën.

Në anën tjetër stërvitjet e rregullta sigurojnë shumë përfitime, dukë përfshirë edhe gjumin e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat