Ju që jeni pushim, dedikojini pak kohë vetes: bëni këtë maskë me kafe

Shëndetësia

Ju që jeni pushim, dedikojini pak kohë vetes: bëni këtë maskë me kafe

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Është e shtunë dhe nëse e keni pushim, ne ju këshillojmë që t’i dedikoni pak kohë vetes.

Për këtë arsye ne po ju sjellim një maskë që mund ta përgatisni  në shtëpi me tre përbërës që gjendjen shumë lehtësisht: kafe, vaj kokosi, kanellë dhe sheqer. Në një tas të vogël bashkoni këto përbërës dhe përzijini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni atë në fytyrë në formën e një masazhi. Pas 20-30 minutash shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Kjo maskë, jo vetëm  forcon lëkurën, por ndikon edhe në trupin tuaj. Kafeina përmirëson cilësinë e fytyrës, duke e bërë lëkurën më të butë, vaji i kokosit është i pasur me vitamina dhe minerale që hidraton lëkurën, sheqeri shërben si scrub që ndihmon në pastrimin e saj, e ndërsa  Kanella mbron lëkurën nga bakteret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat