Ju mundon era e hudhrës, kjo është mënyra ideale për ta larguar atë

Shëndetësia

Ju mundon era e hudhrës, kjo është mënyra ideale për ta larguar atë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:19
ilustrim

Nuk keni më nevojë të ndiheni keq pasi të keni ngrënë hudhër Edhepse ruheni nga përdorimi i hudhrës, jo gjithmonë mund t’i shpëtoni konsumimit të saj. Kjo për faktin se ka shumë dobi të mëdha për shëndetin. Shkaku i përbërjes së sulfurit, hudhra lëshon një aromë të rëndë, e cila zhduket vetëm pas disa orësh nëpërmjet djersës dhe frymës. Por, sa siklet është komunikimi në momentet e para pasi keni ngrënë hudhër… Por ka një mënyrë që të shpëtoni prej saj?! E tëra që duhet të bëni është  të konsumoni një kokërr mollë, pasi keni ngrënë hudhër. Kjo pasi enzimat e mollës veprojnë me përbërësit e hudhrës, duke zhdukur aromën e rëndë të saj. Nëse më parë e keni ditur se mjafton të pini çaj jeshil, qumësht, apo të hani majdanoz, tashmë zgjidhja është më e thjeshtë, mjafton një kokërr mollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat