Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 11:49
Ilustrim

Nëse jeni shtatzënë dhe keni nevojë për pilula kundër dhimbjeve, atëherë zakonisht paracetamoli është i sigurt për përdorim.

Sidoqoftë, para se të përdorni çfarëdo medikamenti gjatë shtatzënisë, paraprakisht duhet të këshilloheni me doktorin.

Paracetamoli gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë, paracetamoli preferohet për t’i trajtuar:

– Dhimbjet e lehta

– Temperaturën e lartë (ethet)

Paracetamoli vazhdimisht është përdorur gjatë gjithë fazave të shtatzënisë për ta zvogëluar temperaturën dhe për t’i liruar dhimbjet.

Deri më tani nuk ekziston ndonjë dëshmi e fortë që thotë se paracetamoli shkakton dëme te bebja.

Sidoqoftë, si për çdo medikament tjetër që e përdorni gjatë shtatzënisë, paracetamolin duhet ta përdorni në dozat më të vogla dhe për një periudhë sa më të shkurtër kohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat