6 këshilla se si të sillemi me fëmijët agresivë

Shëndetësia

6 këshilla se si të sillemi me fëmijët agresivë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 14:36
Foto Ilustrim

Njerëzit ndonjëherë ndjejnë zemërim dhe inat, përfshirë edhe fëmijët. Të rriturit kanë tendencë të kenë kontroll më të mirë mbi sjelljen e tyre kur lindin këto ndjenja.
Ndërsa fëmijët mund t’i përkthejnë këto ndjenja në sjellje të dhunshme. Në këto raste lind nevoja që prindi të kontrollojë inatin e fëmijës.

1. Vendosni kufij dhe respetkojini ata

Fëmijët duhet ta dinë çfarë sjellje lejohet dhe çfarë jo. Sigurohuni që kushdo që kujdeset për fëmijën tuaj t’i dijë këto rregulla dhe të mos ndryshohen në varësi të situatës.

2. Ndihmoni fëmijën tuaj të gjejë mënyra të reja për të shprehur zemërimin

Në vend që të bëhet i dhunshëm, mësojeni fëmijën të shprehë me fjalë atë që ndjen.

3. Udhëzojini si të kenë vetëkontroll

Tregojini fëmijës se goditja dhe dhuna ndaj të tjerëve nuk e zgjidh problemin e tyre.

4. Shmangni “rezistencën”.

Ka disa prindër që i bëjnë gjërat qëllimisht të vështira për fëmijët për të parë nëse ata do acarohen. Nuk këshillohet ta bëni një gjë të tillë.

5. Mos u bëni të dhunshëm.

Kjo nuk mund të jetë asnjëherë mënyrë për t’i disiplinuar fëmijët tuaj. Nëse e bëni këtë, fëmija do të mendojë se dhuna është normale dhe do ta përdorë edhe ai.

6. Kontrolloni temperamentin tuaj.

Fëmijët priren të pasqyrojnë sjelljen e prindërve të tyre. Nëse shprehni zemërimin në mënyra të arsyeshme, ai do të ndjekë shembullin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat