Shkencëtarët paralajmërojnë për rritjen e infeksioneve fungale

Shëndetësia

Shkencëtarët paralajmërojnë për rritjen e infeksioneve fungale

Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Shkencëtaret kanë paralajmëruar në lidhje me nivelet e rezistencës së tretmaneve për infeksionet fungale.

Ata kanë thënë se këto nivele janë vazhdimisht në rritje dhe një gjë e tillë mund të çojë në shpërthime më të mëdha të kësaj sëmundje.

Një ekip ndërkombëtar, i udhëhequr nga studiuesit e Imperial College London dhe Universitetit Exeter, kanë gjetur rritje të madhe të rezistencës ndaj ilaçeve kundër infeksioneve fungale përgjatë 30-40 vjetëve të fundit.

Kujdesi intensiv, pacientët e transplanteve dhe ata me kancer janë më të rrezikuarit, kjo pasi që sistemi i tyre imunitar nuk mund t’i luftojë infeksionet.

Ekspertët kanë treguar se infeksionet fungale kanë shifrat më të larta të mortalitetit të shkaktuara nga një infeksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat